Indonezi - Vullkani Agung shkaktar i evakuimit të mbi 11 mijë personave

Më shumë se 11 000 persona janë evakuar pas njoftimit të autoriteteve indoneziane për rrezikun e shpërthimit të vullkanit Agung, në ishullin turistik të Balit.

Indonezi - Vullkani Agung shkaktar i evakuimit të mbi 11 mijë personave

Vullkani Agung ka shfaqur një rritje të aktivitetit që prej javës së kaluar, duke rritur shqetësimin e qeverisë e cila ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg “zonës së përjashtuar” rreth 7,5 kilometra nga krateri i vullkanit.

Pranë zonës ku pritet shpërthimi i vullkanit banojnë rreth 80 000 banorë.

“Më shumë se 11 000 banorë në Mount Agung kanë kërkuar strehim”, njoftoi sot Sutopo Nugroho, një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive.

“Numri i personave për evakuim pritet të rritet”, tha ai.

Agung ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 1964, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1 500 personave.

Indonezia ndodhet në Unazën e Zjarrit në oqeanin Paqësor, një zonë e njohur për trazira të shpeshta sizmike dhe shpërthime vullkanike.

Kjo zonë numëron rreth 130 vullkaneve aktive.



Lajme të ngjashme