Analistët i cilësojnë si joproduktive retorikat luftarake të Trumpit

Duke kërcënuar Korenë e Veriut për “shkatërrim gjithpërfshirës” Donald Trump shfaqet jo-produktiv, duke shfajësuar tezën e Phenianit që justifikon ambiciet bërthamore nga nevoja për t’u vetëmbrojtur, theksojnë analistët.

trump.jpg

Presidenti amerikan ka marrë shkas nga fjalimi i parë i mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për të lëshuar një paralajmërim agresiv ndaj Phenianit, që ka kryer testin e gjashtë bërthamor dhe lëshuar një raketë me një rreze të paprecedentë, mbi hapësirën e Japonisë.

Trump akuzoi numrin një të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un si një “njeri-raketë” i nisur në një mision-vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij.

“Nëse SHBA është e detyruar të vetëmbrohet apo të mbrojë aleatët e saj, asaj nuk i mbetet zgjedhje tjetër veçse shkatërrimit të plotë të Koresë së Veriut”, u shpreh ai.

Në këndvështrimin e analistëve, kjo lloj retorike nuk pritet të parandalojë Phenianin për të përmbushur ambiciet bërthamore, por mund të ndodhë e kundërta.

Është krejtësisht joproduktive që të shtohet kjo tezë në retorikën e luftës, shprehet Marcus Noland i Institutit Peterson i ekonomisë ndërkombëtare.

“Me këto deklarata, presidenti Trump ka ofruar në pjatë të argjendtë shfaqjen e shekullit drejtuar regjimit të Kim. Ai do ta transmetojë pa pushim në televizionin kombëtar koreanoverior, si një dëshmi që Pheniani ka nevojë për një forcë goditëse të denjë kundër atij që e percepton si agresioni amerikan, vijoi ai.



Lajme të ngjashme