ShBA-Izrael ndërtojnë bazë të përbashkët antiraketore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Izraeli kanë krijuar një bazë të përbashkët ushtarake të mbrojtjes raketore në Shkretëtirën Nexhef (Negev) në jug të Izraelit.

ShBA-Izrael ndërtojnë bazë të përbashkët antiraketore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Izraeli kanë krijuar një bazë të përbashkët ushtarake të mbrojtjes raketore në Shkretëtirën Nexhef (Negev) në jug të Izraelit. Madje është bërë edhe inaugurimi i bazës në fjalë.

Në lajmin e transmetuar nga televizioni izraelit “Kanali 2”, citohet gjenerali Zvika Haimovich, komandant i Mbrojtjes Raketore të Izraelit, të ketë thënë: "Ne kemi përuruar bazën ushtarake të mbrojtjes raketore, e para e këtij lloji që kemi realizuar në Izrael bashkë me miqtë tanë amerikanë”.

Gjenerali Haimovich vuri në dukje se flamujt amerikanë filluan të valëviten në bazën ushtarake, ndërsa shtoi se ky hap nuk ishte një reagim i drejtpërdrejtë ndaj një ngjarjeje të veçantë apo kërcënimi potencial, por më tepër ishte një kombinim i rreziqeve të mundshme në të ardhmen në bazë të "mësimeve të nxjerra" nga Luftën e Gazës në vitin 2014 dhe raportet e shërbimeve informative.

"Ne kemi shumë armiq përreth, të afërt dhe të largët”, u shpreh Haimoviç sipas lajmit të televizionit “Kanali 2”, duke iu shmangur dhënies së detajeve lidhur me bazën e përbashkët ushtarake të vendosur në jug të vendit.

Bie në sy fakti që lajmi për bazën e përbashkët izraelito-amerikane është dhënë para takimit të sotëm ndërmjet Donald Trump dhe Kryeministrit të Izraelit, Beniamin Netanjahu në Nju-Jork, ku ka shkuar për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 72-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 



Lajme të ngjashme