Egjipti: Jemi gati të dialogojmë me Katarin

Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Samih Shukri tha se vendi i tij bashkë me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejni janë të gatshme të dialogojnë me Katarin në lidhje me plotësimin e listës me kërkesa që i kanë dërguar Dohas

Egjipti: Jemi gati të dialogojmë me Katarin

Ministrat e jashtëm të 4 vendeve në fjalë janë takuar në kuadër të punimeve të sesionit të 72-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Në deklaratën që bëri pas këtij takimi, Shukri tha se vendet që zbatojnë bllokadë nuk kanë ndërhyrë në punët e brendshme të ndonjë vendi, duke shtuar se edhe Katari nuk duhet të përzihet në punët e tyre të brendshme.

“Jemi gati të hyjmë në dialog me Katarin në qoftë se përmbush listën e kërkesave me 13 pika”, tha Shukri.

 


Lajme të ngjashme