ShBA-të kërcënojnë Korenë e Veriut me ndërhyrje ushtarake

Haley: "Këshillit të Sigurimit të OKB-së i janë shterur mundësitë për të marrë nën kontroll programin nuklear të Koresë së Veriut".

808878
ShBA-të kërcënojnë Korenë e Veriut me ndërhyrje ushtarake

Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Nikki Haley, ka thënë se Këshillit i janë shterur mundësitë për të marrë nën kontroll programin nuklear të Koresë së Veriut dhe se ShBA-ja do të mund ti përcjell çështjen Pentagonit.

Në deklaratën e bërë për kanalin televiziv CNN, ambasadorja Haley tha se “Në qoftë se Koreja e Veriut vazhdon pa kujdes me programin nuklear atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të detyruara për ta mbrojtur veten dhe aleatët dhe se Koreja e Veriut do të zhduket nga faqja e dheut. Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për këtë mirëpo nuk duam luftë”.

Duke e bërë të ditur se janë shterur të gjitha mundësit Haley deklaroi se mbi tavolinë qëndron edhe opsioni ushtarak.

Ambasadorja Haley u rikujtua që Pheniani kërcënoi me goditjen e ishullit Guam në Paqësor, bëri testimin e bombës së hidrogjenit dhe se dy raketat e fundit të testuara kaluan mbi Japoninë edhe pse Presidenti i ShBA-së, Donald Trump kërcënoi këtë vend duke thënë se “Koreja e Veriut do të ballafaqohet me hidhërimin dhe tërbimin e ShBA-së”, ndërsa u pyet se “A kanë qenë këto kërcënime boshe të Presidentit Trump?”

 

Ndërkaq në përgjigje të kësaj pyetjeje ambasadorja foli kështu: “Ky nuk është një kërcënim bosh. Ndërkohë që Koreja e Veriut sillet në mënyrë të papërgjegjshme ne mbajtëm qëndrim të përgjegjshëm dhe përdorëm të gjitha rrugën diplomatike. Ne i shterëm pothuajse të gjitha mundësitë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Çështjen e Koresë së Veriut me kënaqësi do të t’ia përcillja gjeneralit Mattis, sepse ai ka shumë zgjidhje ushtarake. Ne me përgjegjësinë tonë bëmë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes me rrugë diplomatike dhe në qoftë se kjo nuk sjell zgjidhje atëherë me këtë çështje do të merret gjenerali Mattis”.



Lajme të ngjashme