Rinisin pas 13 vjetësh fluturimet ajrore Rusi-Irak

Linjat direkt ajrore mes Rusisë dhe Irakut rinisën sot pas një ndërprerje 13 vjeçare për shkak të degradimit të rendit dhe sigurisë në vend, njoftuan autoritetet ruse.

808600

Avioni “Iraqi Airways” u nis nga Bagdadi rreth orës 10:31 (07:31 GMT) dhe u ul në aeroportin moskovit të Vnukovo-s në 14:19 (11:19 GMT), sipas web-it të aeroportit rus.

“Avioni i parë tregtar mbërriti sot. Ky është një sinjal nga ana e autoriteteve irakiane që shtetasit rusë mund të udhëtojnë pa shqetësim në Irak”, deklaroi për median, Serguei Izvolski, zëdhënës i agjencisë federale ruse të aviacionit.

Për momentin, vetëm linja Bagdad-Moskë është rivënë në punë por dy vendet mund të hapin një linjë të transportit ajror në drejtim të Bassorah, në jug të Irakut, sipas tij.

Lajme të ngjashme