Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm ndaj ish-presidentit Mursi

Një gjykatë e lartë egjiptiane konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-presidentit egjiptian, Muhamed Mursi, i cili ishte zgjedhur nga populli me zgjedhje demokratike.

“Vendimi i Gjykatës së Kasacionit që është përfundimtar konfirmoi një dënim me burgim të përjetshëm i lëshuar në 2016 kundër Mursit”, deklaroi për median avokati i tij, Abdel Moneim Abdel Maqsud.

Në gusht të vitit të kaluar, shtatë të dënuar, përfshirë ish presidentin, apeluan dënimet e drejtuara ndaj tyre.

Procesi përfshin 11 të akuzuar, (katër në arrati) të cilët ngarkohen me veprën se “kanë spiunuar për një shtet tjetër” dhe “lidhje me një grup të paligjshëm”, duke iu referuar Vëllazërisë Myslimane lider i së cilës ka qenë Mursi.

Lajme të ngjashme