Lideri i Koresë së Veriut sfidon haptazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Koreja e Veriut tha se do të vazhdojë testet bërthamore deri sa të sigurohet ekuilibri i fuqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

808200

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un në deklaratën e bërë gjatë një testimi rakete balistike një ditë më parë tha se kanë si objektivë që të sigurojnë një ekuilibër fuqie që Shtetet e Bashkuara të Amerikës “të mos guxojnë të shprehen për një zgjidhje ushtarake”.  

Duke bërë të ditur se janë përgatitur për një kapacitet përgjigjeje bërthamore të fuqisë që Amerika nuk mund të “përballet dot”, Lideri i Koresë së Veriut e vazhdoi fjalën e tij duke thënë: “Pavarësisht sanksioneve dhe embargove të pafundme të tyre, jemi të detyruar të tregojmë në mënyrë të hapur se si arritëm objektivin e plotësimit të fuqisë bërthamore”.  

Lajme të ngjashme