BE-ja i referohet qëndrimit të Madridit për pavarësinë e Katalonjës

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi të enjten se do të marrë në konsideratë ndalimin e bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe Parlamentit spanjoll për të dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me pavarësinë e Katalonjës.

katalonya bağımsızlık gösteri.jpg
katalonya temsilcilik.jpg
10-11/Files/UploadedImages/7554183293katalonyabamszlk.jpg

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi të enjten se do të marrë në konsideratë ndalimin e bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe Parlamentit spanjoll për të dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me pavarësinë e Katalonjës, objekt i një referendumi mjaft të diskutueshëm parashikuar më 1 tetor.

“Ne jemi shprehur gjithnjë në lidhje me këtë çështje se do të ndjekim duke respektuar ndalimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle dhe atë të Parlamentit spanjoll”, deklaroi Juncker për Euronews, duke rikujtuar se ky qëndrim ishte vendosur nga një prej paraardhësve të tij në krye të ekzekutivit evropian, Romano Prodi.

Nëse në këtë kuadër, një “po” për pavarësinë e Katalonjës do të ndodhë një ditë, ne do të respektojmë këtë alternativë”, vijoi Juncker, duke shtuar se mbetej e gjitha për t’u parë në të ardhmen.

Separatistët katalonas, që zotërojnë shumicën në parlamentin rajonal kanë planifikuar të organizojnë më 1 tetor një referendum për vetëqeverisje, një proces i ndaluar nga ana e Madridit.



Lajme të ngjashme