Hahn: Turqia, partner kyç në një rajon strategjik

Në një seancë të Parlamentit Evropian Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, theksoi se Turqia është një partner kyç i Bashkimit Evropian në një rajon strategjik.

805988
Hahn: Turqia, partner kyç në një rajon strategjik

"Ne jemi partnerë, një partneritet i vështirë ky, por po bashkëpunojmë në një numër çështjesh themelore", - tha Hahn.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), negociatat për anëtarësim dhe perspektiva e këtyre marrëdhënieve u diskutuan në një seancë të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg të Francës.

Duke folur në hapje të seancës, Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn vuri në dukje se të dyja palët nuk ishin të kënaqura me zhvillimet dhe tha: “Në takimin e fundit me homologët turq kemi shprehur urgjencën e përmbysjes së ecurisë aktuale në mënyrë që marrëdhëniet tona të jenë të gjata”.

"Turqia është një partner kyç i Bashkimit Evropian në një rajon strategjik, ne jemi partnerë, një partneritet i vështirë, por ne po punojmë së bashku në një numër çështjesh kyçe. Kemi një dialog të hapur, të ndershëm dhe kritikues, ngandonjëherë konstruktiv dhe nganjëherë shumë të vështirë", u shpreh komisioneri Hahn.

Kurse raportuesja e Turqisë në Parlamentin Evropian, Kati Piri tha se do të ishte një gabim shumë i madh heqja përpara popullit turk e objektivit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, duke shtuar se ky diskutim (mbi anëtarësimin e Turqisë) nuk duhet të monopolizohet nga populizmi dhe ksenofobia.

Eurodeputeti francez Edouard Ferrand, nga Grupi Kombeve dhe Lirive (ENF), kritikoi qëndrimin e autoriteteve të BE-së, dhe tha: "Një shekull më parë flisnim për Turqinë si i ‘sëmuri i Evropës’, por mendoj se i sëmuri i vërtetë sot është Bashkimi Evropian".

Kritikën ndaj zyrtarëve të BE-së Ferrand e vazhdoi me fjalët:

"Turqia është një vend i madh, ky popull i madh meriton diçka ndryshe nga propozimi juaj. Me një proces me fund të pacaktuar ia keni harxhuar kohën edhe Turqisë, edhe BE-së".

 


Lajme të ngjashme