Irak – Parlamenti hedh poshtë referendumin kurd për pavarësi

Parlamenti irakian hodhi poshtë të martën “referendumin për pavarësi”, që administrata rajonale kurde në veri të Irakut do të realizojë më datë 25 shtator...

805648
Irak – Parlamenti hedh poshtë referendumin kurd për pavarësi

Parlamenti irakian hodhi poshtë të martën “referendumin për pavarësi”, që administrata rajonale kurde në veri të Irakut do të realizojë më datë 25 shtator.

“Kuvendi hodhi poshtë me shumicë votash referendumin e 25 shtatorit”, deklaroi Ali Safi, një nga deputetët me peshë të Koalicionit Kombëtar Shiit të Irakut, duke shtuar se deputetët kurdë, që e kundërshtuan këtë vendim, braktisën seancën parlamentare.

Në këtë votim morën pjesë 168 deputetë, nga gjithsej 328 që ka Parlamenti irakian.

Lideri qeverisjes rajonale kurde në veri të Irakut, Masoud Barzani, njoftoi pas një mbledhjeje me krerët e forcave politike më 7 qershor se referendumi për pavarësi, çështje kjo që diskutohej prej një kohe të gjatë duke shkaktuar madje dhe debate të nxehta, do të mbahet më 25 shtator 2017.

Ndërsa Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, menjëherë pas kësaj deklarate të Barzanit, bëri me dije se “referendumi përbën shkelje të kushtetutës” dhe se “Bagdadi s’do të njohë rezultatin”.



Lajme të ngjashme