Gjendje e rënduar, 6,3 milionë banorë evakuohen nga Florida për shkak të uraganit Irma

Më shumë se një e katërta e popullsisë së Floridas është prekur nga urdhri i evakuimit, sipas guvernatorit të këtij shteti në juglindje të SHBA-së, që kërcënohet nga mbërritja, në orët në vijim, e uraganit të fuqishëm Irma.

“Shërbimet e shpëtimit të Floridas vlerësojnë se 6,3 milionë banorë të Floridas kanë marrë urdhrin e evakuimit kundrejt 5,6 milionë që ishte dje në mbrëmje”, shkruan zyra e guvernatorit në një komunikatë.

”Më shumë se 54 000 persona kanë gjetur strehim në rreth 320 strehimet që janë krijuar në gjithë Floridan”, sipas këtyre shërbimeve.

Ndërkohë mijëra të tjerë janë strehuar me mjetet e tyre para se të mbërrijë Irma, që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 25 personave në Karaibe.

Lajme të ngjashme