Meksikë – Një tërmet i fuqishëm ka rënë në brigjet e Oqeanit Paqësor

Shërbimi Sizmologjik i Meksikës ka njoftuar se madhësia e tërmetit ka qenë 8,4 ballë sipas shkallës Rihter dhe është regjistruar në thellësinë 33 km nga sipërfaqja e tokës dhe 120 km larg bregut.

meksika deprem.jpg
meksika deprem.jpg
Tërmeti në Meksikë
Tërmeti në Meksikë

Një tërmet i fuqisë 8 ballë sipas shkallës Rihter, më i fuqishmi që është regjistruar pas vitit 1985, ka tronditur brigjet e Meksikës. Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS) epiqendrën e tërmetit e njoftoi 165 km në perëndim të qytetit Tapachula në shtetin Chiapas në jug të Meksikës, jo shumë larg nga Guatemala. Të kapur nga paniku pas tërmetit njerëzit dolën në rrugë. Ndërsa Qendra e Paralajmërimeve të Cunamit në Paqësor, paralajmëroi për cunami pas tërmetit në një rajon të gjerë në brigjet e Paqësorit, që përfshin Meksikën, Guatemalën, Hondurasin, El-Salvadorin dhe Kosta Rikën.

Në brigjet e Meksikës në Oqeanin Paqësor ka rënë një tërmet i fuqishëm.

Qendra Sizmologjike e Meksikës madhësinë e tërmetit e ka njoftuar si 8,4 ballë sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është përcaktuar 120 km larg nga brigjet meksikane në Oqeanin Paqësor dhe në thellësinë 33 km nga sipërfaqja e tokës.

Goditjet e fuqishme janë ndjerë deri në një distancë prej 1 mijë kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Në kryeqytetin e vendit, Meksiko City lëkundjet kanë vazhduar për 4 minuta dhe një pjesë e madhe e qytetit u zhyt në errësirë, pasi tërmeti ra në orën 22.49 me orën lokale.

Në vendet e Amerikës Qendrore u dha alarmi për rrezikun e cunamit në brigjet e Paqësorit.

Ndërkohë edhe Qendra e Paralajmërimeve të Cunamit në Paqësor njoftoi se në rajon është konstatuar dallgë cunami me lartësi 70 cm.

Sipas përcaktimeve të para në shtetin Chiapas, në jug të Meksikës, kanë humbur jetën 5 persona.



Lajme të ngjashme