Madridi e cilëson si veprim mosbindës referendumin katalanas

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy tha se referendumi për vetëvendosje i Katalonjës përbën një veprim të patolerueshëm të mosbindjes për institucionet demokratike.

Madridi e cilëson si veprim mosbindës referendumin katalanas

Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy deklaroi të enjten në Madrid se zhvillimi i një referendumi për vetëvendosje nga krerët e Katalonjës përbën një veprim të patolerueshëm të mosbindjes për institucionet demokratike.

Rajoy njoftoi se “qeveria e tij i kërkon Gjykatës Kushtetuese të anulojë ligjin mbi organizimin e referendumit të miratuar të mërkurën nga Katalonja”.

“Të gjithë kryebashkiakët e rajonit do të paralajmërohen për detyrën e tyre për të penguar ose paralizuar organizimin e këtij votimi”, theksoi ai.

Rajoni spanjoll i Katalonjës do të zhvillojë një referendum për pavarësinë më 1 tetor pas një seance parlamentare të diskutueshme, në të cilën separatistët luftuan kundër protestave të opozitës.

Masa u miratua të mërkurën e kësaj jave me 72 vota pro. Pati edhe disa abstenime. Ndërsa, opozita bojkotoi, që do të thotë se nuk ka patur vota kundër.



Lajme të ngjashme