BE: Marrëveshja me Turqinë për refugjatët vazhdon të japë rezultate

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, tha se marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së për refugjatët vazhdon të funksionojë dhe të japë rezultate.

BE: Marrëveshja me Turqinë për refugjatët vazhdon të japë rezultate
göçmen türkiye.jpg
göçmen ege
Yemen'deki Afrikalı göçmen sayısı 30 bini aştı.jpg
izmir'de bir haftada 645 kaçak göçmen yakalandı.jpg
göçmen.jpg
kaçak göçmen.jpg

Avramopoulos organizoi një konferencë për media për raportin e 15-të të Komisionit të BE-së në lidhje me marrëveshjen e arritur mes shteteve anëtare Greqisë dhe Italisë me Turqinë, Jordaninë dhe Libanin për vendosjen e refugjatëve në Evropë.

Duke iu referuar faktit që pas arritjes së marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët është shënuar një rënie prej 97 për qind në kalimet e refugjatëve nga Turqia për në Greqi, Avramopoulos tha se "Në muajt e verës pamë të kishte një rritje të vogël, por kjo vjen nga ndryshimet normale sezonale".

Komiseri europian më tutje theksoi se duhet të vazhdohet të veprohet me kujdes. "Marrëveshja Turqi-BE vazhdon të funksionojë dhe të japë rezultate", u tha Avramapoulos gazetarëve në Bruksel.

Avramopoulos u bëri thirrje për të ndryshuar qëndrim Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë, vende për të cilat në qershor ka nisur procedura për shkak se kanë refuzuar të pranojnë refugjatë, përkundër faktit që kjo është e detyruar për vendet e BE-së, dhe paralajmëroi se në të kundërtën do të ndërmerren masat e fundit për shkelje të procedurës.

Sipas raportit të BE-së në lidhje me shpërndarjen dhe vendosjen e refugjatëve në Evropë, numri i refugjatëve të rivendosur në BE është shumë herë më i vogël se ai i premtuar. BE-ja dështoi në planin e saj për shpërndarjen e refugjatëve që ndodhen në Itali dhe Greqi në vendet e tjera anëtare.

Pavarësisht vendimit të marrë për të vendosur në vendet anëtare të BE-së 160 mijë refugjatë deri në shtator 2017 nga refugjatët që mbahen në Itali dhe Greqi, sipas të dhënave të Komisionit Evropian, deri më 4 shtator nga Italia janë tërhequr 8 mijë e 451 refugjatë dhe nga Greqia 19 mijë e 244, pra gjithsej 27 mijë e 695 refugjatë janë shpërndarë në vendet e BE-së.

Ndërsa numri i refugjatëve që do të pranoheshin nga Turqia, Jordania dhe Libani, për të cilët ishte premtuar që të vendosen në shtetet të BE-së në kuadër të planit të pranuar në korrik 2015 dhe që përfshinte 22 mijë e 504 refugjatë, ka mbetur në 17 mijë e 305.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mars të 2016-s në Bruksel mes BE-së dhe Turqisë, shtetet anëtare të BE-së nga Turqia duhej të kishin marrë 72 mijë refugjatë.

Por, sipas raportit të përgatitur nga Komisioni Evropian, numri i refugjatëve të vendosur nga Turqia në shtete të ndryshme të BE-së është vetëm 8 mijë e 834 persona.



Lajme të ngjashme