CJEU-ja rrëzon kërkesën e Hungarisë dhe Sllovakisë për kuotat e refugjatëve

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) hodhi poshtë në tërësinë e saj rekursin e depozituar nga Hungaria dhe Sllovakia kundër kuotave për rishpërndarjen e refugjatëve...

CJEU-ja rrëzon kërkesën e Hungarisë dhe Sllovakisë për kuotat e refugjatëve

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) hodhi poshtë në tërësinë e saj rekursin e depozituar nga Hungaria dhe Sllovakia kundër kuotave për rishpërndarjen e refugjatëve, me vendimin e marrë në shtator 2015 nga ana e liderëve evropianë, në valën e krizës migratore.

CJEU-ja vlerësoi në një deklaratë të bërë publike ditën e martë se mekanizmi i denoncuar nga dy shtetet anëtare, i supozuar si mishërim i solidaritetit evropian, kontribuon në mënyrë efektive dhe proporcionale për të lehtësuar Greqinë dhe Italinë, dy shtetet në vijën e parë të fluksit migrator.

Hungaria dhe Sllovakia kundërshtuan anën ligjore të planit, por Gjykata hodhi poshtë në tërësinë e saj të gjithë argumentet e ngritura.

Ajo vlerësoi se rekursi në një procedurë aspak legjislative, pa dakordësinë e Parlamentit Evropian, të parlamenteve në rang kombëtar dhe pa shqyrtimin publik, ishte në përputhje me legjislaticionin e Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme