Arrestohet ish-ministri izraelit për korrupsion lidhur me çështjen e nëndetëseve

Policia izraelite njoftoi se ka kryer sot arrestimin e një ish-ministri dhe një anëtari të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Izraelit në vazhdën e një hetimi të vazhdueshëm për korrupsion.

Arrestohet ish-ministri izraelit për korrupsion lidhur me çështjen e nëndetëseve

Policia izraelite njoftoi se ka kryer sot arrestimin e një ish-ministri dhe një anëtari të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Izraelit në vazhdën e një hetimi të vazhdueshëm për korrupsion lidhur me blerjen e tre nëndetëseve, të prodhuara nga Gjermania dhe anijeve të tjera detare.

Aktualisht, identiteti i ish-ministrit është i ndaluar të publikohet në Izrael.

Arrestimi i tyre lidhet me hetimin e marrëveshjes miliarda dollarëshe të nëndetëseve, që ka përfshirë gjithashtu edhe avokatin personal të Netanyahut, David Shimron, ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, David Sharan dhe një ish-komandant të Marinës së Izraelit, Eliezer Marom.

Fillimisht, çështja e nëndetëseve bëri një bujë të madhe në mediat izraelite, kur u zbulua se avokati personal i Netanyahut dhe i afërmi i tij, Shimron, ishin kontraktuar nga përfaqësuesi izraelit i gjigantit industrial gjerman “ThyssenKrupp Marine Systems” (TKMS).

Netanyahu nënshkroi një marrëveshje-kuadër,  në tetor të vitit 2016 për të marrë anijet detare nga ”ThyssenKrupp” e cila ishte kundërshtuar nga ministri i atëhershëm izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon dhe anëtarët e tjerë të ministrisë.

Netanjahu nuk është i dyshuar në çështjen e nëndetëseve që është nën hetim.

Ndërkohë që Marom, Sharan dhe Shimron kanë mohuar çdo akt të paligjshëm të kryer nga ana e tyre.



Lajme të ngjashme