Testi i Koresë së Veriut ngre në këmbë liderët e shumë vendeve

Koreja e Veriut deklaroi se kishte kryer me sukses një test me një bombë me hidrogjen, që mund t’i bashkohet një rakete balistike ndërkontinentale.

Testi i Koresë së Veriut ngre në këmbë liderët e shumë vendeve

Koreja e Veriut deklaroi se kishte kryer me sukses një test me një bombë me hidrogjen, që mund t’i bashkohet një rakete balistike ndërkontinentale.

Sipas lajmit të Agjencisë Koreaneveriore të Lajmeve, Yonhap, qeveria e Phenianit deklaroi se kishte kryer testin e 6-të bërthamor për këtë vit.

Koreja e Veriut bëri të ditur se kishte kryer me sukses një test të një bombe me hidrogjen, që mund t’i bashkohet në të ardhmen një rakete balistike ndërkontinentale.

Televizioni Shtetëror i Koresë së Veriut njoftoi se urdhri për testin nuklear ishte dhënë nga Kim Jong-un dhe testi kishte rezultuar i suksesshëm.

Testi u cilësua si “një hap pozitiv” për të përfunduar programin e armatimit bërthamor të vendit.  

Ndërkaq përpara testit u publikua edhe një fotografi e liderit të Koresë së Veriut me autoritetet ushtarake të vendit.

Menjëherë pas deklaratës së Koresë së Veriut se kishte testuar një bombë hidrogjeni, u ndjenë lëkundje të forta në Punggye-ri të qytetit Hamgyong në afërsi të kompleksit ku u zhvillua testi bërthamor.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtatmadhoria e Koresë së Jugut në afërsi të kompleksit u ndje një “tërmet artificial” i shkallës 5,7 ballë dhe për këtë arsye parashtrojnë se është realizuar testimi i gjashtë për këtë vit nga ana e Koresë së Veriut.

Edhe Qendra Amerikane e Studimeve Gjeologjike deklaroi se tërmeti artificial ishte i të njëjtës madhësie.

Kurse Kina deklaroi se pas tërmetit të parë u ndje edhe një tërmet tjetër 4,6 ballë.

Tërmeti u ndje edhe në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Tokio dënoi qeverinë e Phenianit dhe së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se do të thërrasin Këshillin e Sigurisë Kombëtare të OKB-së në një mbledhje urgjente.

Nga ana tjetër Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe zhvilluan një bisedë telefonike dhe dhanë mesazh uniteti kundër Koresë së Veriut.

Në lidhje me bisedën, në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë bëhej e ditur se liderit e dy vendeve janë të të njëjtit mendim “për të ngritur në në nivelin më të lartë” presionin ndaj Koresë së Veriut.

Ndërkaq deklarata dënuese kanë ardhur nga shumë vende të botës.



Lajme të ngjashme