Kreu i OKB-së në Ramallah, takim me të afërmit e të burgosurve palestinezë në Izrael

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vizitoi të martën qytetin Ramallah të Bregun Perëndimor, ku pati një takim me të afërmit e disa palestinezëve, që mbahen në burgjet e Izraelit...

798781
Kreu i OKB-së në Ramallah, takim me të afërmit e të burgosurve palestinezë në Izrael

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vizitoi të martën qytetin Ramallah të Bregun Perëndimor, ku pati një takim me të afërmit e disa palestinezëve, që mbahen në burgjet e Izraelit.

Ata i kërkuan shefit të OKB-së që të bëhen hapa serioze dhe reale për garantimin e jetës së të burgosurve palestinezë, si dhe që të ushtrohet presion për lirimin e tyre.

Familjet e të burgosurve e informuan sekretarin Guterres se të afërmit e tyre bëhen viktima të shkeljeve nga administrata e burgjeve të Izraelit, ku ia vlen të përmenden “neglizhenca mjekësore, paraburgimi administrativ, arrestimi i grave, fëmijëve dhe deputetëve, madje dhe ndalimi i varrimeve të dëshmorëve”.

Kreu i OKB-së theksoi nga ana e tij se i kuptojnë shqetësimet dhe problemet e të burgosurve palestinezë, ndaj do të punojnë me palët e interesuara dhe kompetente për eliminimin e këtyre problemeve.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Isa Karaki, president i Delegacionit për të Burgosurit dhe të Liruarit Palestinezë, i ka kërkuar sekretarit Guterres që të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të shqyrtuar shkeljet izraelite në dëm të palestinezëve të burgosur.



Lajme të ngjashme