Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Politika e Merkelit ndaj Turqisë nuk gjeti përkrahje në BE

Një deklaratë e cilësisë së rrëfimit në lidhje me çështjen erdhi prej ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Politika e Merkelit ndaj Turqisë nuk gjeti përkrahje në BE

Politika për Turqinë, që ndjek qeveria Merkel në Gjermani, nuk gjeti përkrahje në vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Një deklaratë e cilësisë së rrëfimit në lidhje me çështjen erdhi prej ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Gabriel tha se masat ekonomike të marra me qëllim të krijimit të presionit mbi Turqinë nuk u përkrahën nga vendet tjera të unionit.

Sigmar Gabriel në takimin e tij me qytetarët në kuadër të aktivitetit të quajtur “Dita e Portës së Hapur” i bëri një vlerësim problemeve që jetohen në marrëdhëniet me Turqinë.

Ministri i Jashtëm gjerman doli kundër thirrjeve të partive opozitare për dhënien fund të negociatave të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE).

Gabriel tha se hedhja e një hapit të tillë do të jetë një mesazh i gabuar për shtresat të cilat mbrojnë BE-në në Turqi.

Duke e bërë të ditur se ai personalisht e shikon si një thesar të madh miqësinë turko-gjermane, ministri Gabriel tha: “Ne nuk jemi kundër turqve dhe Turqisë. Në të kundërtën shpresojmë që do të vijë koha kur sërish do të jetë në ndikim ky thesar i madh i cili përmban këto anët tona të përbashkëta”.

Gabriel gjithashtu shtoi se pozita e Turqisë brenda aleancës së NATO-së nuk është çështje e debateve.

Ministri i Jashtëm gjerman gjithashtu bëri të ditur se nuk dëshirojnë që Turqia të shkëputet nga perëndimi dhe ti afrohet më shumë Rusisë.



Lajme të ngjashme