Siri - Regjimi i Esadit bombardon vendbanimet në zonat jokonflikutale

Në sulmet ndaj zonave Telbise dhe Hola të Humusit, i cili është i përfshirë në zonat jokonflikutale, janë vrarë dy civilë, ku njëri ishte fëmijë.

Siri - Regjimi i Esadit bombardon vendbanimet në zonat jokonflikutale

Në sulmet që regjimi i Esadit ndërmori me avionë luftarak dhe artileri ndaj nënprefekturave Telbise dhe Hola të Humusit, i cili është i përfshirë në zonat jokonflikutale, janë vrarë dy civilë, ku njëri ishte fëmijë.

Drejtori i mbrojtjes civile në Humus, Ebu Shejma tha se “10 personat e plagosur nga sulmet e artilerisë së regjimit ndaj qendrës së nënprefekturës Telbise dhe vendbanimit el-Ganto në mesin e të cilëve edhe 3 fëmijë,  janë marr në kurim në spitalet fushore”.

Ebu Shejma në mes tjerash tha se në bombardimet e avionëve të forcave të regjimit në orët e hershme të mëngjesit të ndërmarra ndaj venbanimeve Kefer Lehe dhe el-Teybe të nënprefekturës Hola, nuk ka të lënduar dhe të vrarë.

Kështu numri i të vrarëve në sulmet e regjimit ndaj Hola dhe Telbise të ndërmarra javën e fundit doli në 11 ndërsa i të plagosurve në 55.



Lajme të ngjashme