Irak - Ushtria irakiane çliron nga DAESH-i qendrën e Telaferit

Bëhet e ditur se të gjitha lagjet e lidhura me qendrën e qytetit Telafer në Irak me shumicë të popullatës turkmene, janë shpëtuar nga organizata terroriste DAESH.

797521

Në një komunikatë me shkrim të publikuar nga komandanti i operacionit të Tealferit, gjenerallejtënant Abdulemir Yarullah thuhet se “Njësitë e blinduara të ushtrisë së bashku me njësitin e 2-të, 9-të dhe 11-të të milicëve të Hashdi Shabit, arritën të çlirojnë lagjet e ushtrisë, industrisë, lagjen Maarid dhe Portën e Telaferit nga organizata terroriste DAESH. Në këtë mënyrë u vendos kontrolli ndaj të gjitha lagjeve të qendrës së qytetit”.

Duke e bërë të ditur se në duart e DAESH-it ndodhet vetëm zona Iyadiye, Yarullah tha se forcat irakiane të sigurisë kanë filluar me operacionin për rimarrjen edhe të kësaj zone.

Kryeministri irakian, Haydar al-Ibadi më 20 gusht kishte njoftuar për fillimin e operacionit për shpëtimin e Telaferit nga DAESH-i.

Lajme të ngjashme