Barcelonë - Me mijëra pesona manifestojnë kundër terrorit

Me mijëra persona të mbledhur në rrugën “Gracia” të Barcelonës protestuan kundër sulmeve të terrorit të ndërmarra më 17 gusht në rajonin autonom katalanas.

797446
Barcelonë - Me mijëra pesona manifestojnë kundër terrorit

Me mijëra vetë janë mbledhur në Spanjë për të protestuar kundër sulmeve të terrorit që ndodhën më 17 gusht ku humbën jetën 15 persona dhe për të dhënë mesazhin se “Nuk frikësohem”.

Me mijëra persona të mbledhur në rrugën “Gracia” të Barcelonës protestuan kundër sulmeve të terrorit të ndërmarra më 17 gusht në rajonin autonom katalanas që shkaktuan vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e mbi 120 të tjerëve, ndërsa në duar mbanin pankarta me mbishkrime “No tinc por” që në gjuhën katalanase do të thotë “Nuk frikësohem”.

Brohoritjet “Nuk frikësohem” që dëgjoheshin gjatë qëndrimit të nderit të mbajtur një ditë pas sulmeve të terrorit në sheshin Kataloni në Barcelonë, u bë slogan i manifestimit të sotëm.

Në krye të kortezhit ndodheshin përfaqësuesit e forcave të sigurisë, shëndetësisë, zjarrfikësve si dhe të disa shoqatave myslimane dhe organizatave të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit në këtë manifestim, të cilëve u shpërndanë 70 mijë trëndafila, në duar mbanin pankarta me mbishkrime si “Nuk frikësohem”, “Paqja është përgjigjja më e mirë”, “Islami është paqe”.

Ndërsa në mesin e afisheve të vendosura në sheshin Kataloni parulla “Nuk frikësohem” ishte shkruar në 17 gjuhë të ndryshme në mesin e të cilave edhe turqishtja.

Një numër i madh i myslimanëve që jetojnë në Spanjë morën pjesë në këtë manifestim dhe në shenjë proteste ndaj terrorit në duar mbanin mbishkrimet “Jam mysliman, jo terrorist”, “Islami është fe e paqes”.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe Mbreti i Spanjës, Filipe i 6-të, Kryeministri Mariano Rajoy, kryetarët e Parlamentit dhe Senatit, ministrat, anëtarët e qeverisë autonome të Katalonisë dhe kryetarët e rajoneve tjera autonome të Spanjës, liderët e të gjitha partive politike, ish-Kryeministrat e Spanjës, disa kryetarë të bashkive, diplomatë dhe artisët.

Në fund të marshimit që mori fund në sheshin Katalonia, aktorja e famshme katalonase, Rosa Maria Sarda dhe zëdhënësja e Fondacionit Ibn Battuta, Miriam Hatibi lexuan manifestin e marshimit.

Në këtë manifest, ku dënohen të gjitha sulmet e terrorit në botë në mes tjerash shkruhet: “Nuk frikësohemi, sepse dimë që dashuria do të kaloj para urrejtjes. Nuk frikësohemi, sepse qëndrimi që shfaqën të gjithë qytetarët tanë që jetojnë së bashku është tregues se jemi një shoqëri e solidarizuar. Nuk do të arrijnë të nda ndajnë, sepse ne nuk jemi të vetmuar. Jemi me miliona të cilët dalin kundër dhunës dhe që mbrojnë qëndrimin e bashkëjetesës pa marr parasysh se ku ndodhemi, në Barcelonë, Berlin, Bagdad, Kabul ose në ndonjë vend tjetër në botë”.

Bëhet e ditur se për këtë manifestim kanë qenë të akredituar 190 përfaqësues të mediave nga 83 vende të ndryshme të botës.



Lajme të ngjashme