Koreja e Veriut lëshon 3 raketa në detin e Japonisë, test i dështuar

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar 3 raketa balistike me rreze të shkurtër, një test gjithsesi i pasuksesshëm...

797242
Koreja e Veriut lëshon 3 raketa në detin e Japonisë, test i dështuar

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar 3 raketa balistike me rreze të shkurtër, një test gjithsesi i pasuksesshëm.

Komanda Amerikane e Paqësorit njofton përmes një komunikate se kanë rezultuar të pasuksesshme të tre testimet e raketave balistike me rreze të shkurtër, që Koreja e Veriut ka kryer nga rajoni Kangwon, ku dy prej raketave kanë shpërthyer në ajër, ndërsa njëra menjëherë pas lëshimit.

Ndër të tjera, komunikata në fjalë thekson se testet raketore të Phenianit janë kryer teksa ushtria amerikane dhe ajo e Koresë së Jugut po zhvillonin një stërvitje të përbashkët ushtarake në rajon.

Edhe pse është njoftuar se stërvitja e përbashkët mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut ka qëllim mbrojtjeje, Koreja e Veriut mbron idenë se stërvitjet janë përgatitje për sulm kundër saj.

“Raketat e testuara nuk përbënin rrezik kundrejt SHBA-së”, nënvizon po ashtu Komanda Amerikane e Paqësorit.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara aplikon sanksione kundër Koresë së Veriut që prej vitit 2006 për shkak të programit të saj bërthamore.



Lajme të ngjashme