Stoltenberg: Sjellja agresive e Rusisë kërcënon Evropën

Gjatë një takimi të enjten në Itali sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka akuzoi Rusinë se po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në Evropë me sjelljen e saj agresive.

Stoltenberg: Sjellja agresive e Rusisë kërcënon Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka akuzuar Rusinë se po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në Evropë me sjelljen e saj agresive, gjatë një takimi të enjten në Itali.

“Pas Luftës së Ftohtë, ne kemi punuar vazhdimisht për të ngritur një partneritet strategjik me Rusinë”, deklaroi Jens Stoltenberg, gjatë këtij takimi të organizuar në Rimini mbi çështjen e mbrojtjes së paqes në botë.

“Megjithatë sjellja agresive e Rusisë ka kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë në Evropë”, shtoi ai.

NATO-ja nuk kërkon përplasjen me Rusinë”, theksoi shefi i Aleancës së Atlantiku, që kujtoi se në vitin 2014 Rusia kishte aneksuar ilegalisht Krimenë.

“Kjo është hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që një komb evropian të marrë një territor të një vendi tjetër me forcë”, theksoi Stoltenberg.

“Rusia vazhdon të destabilizojë Ukrainën lindore, një konflikt ku rreth 10 000 ukrainas u vranë dhe kjo e ka ndryshuar shumë kontekstin tonë të sigurisë”, vazhdoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se “NATO-ja ka një qasje të dyfishtë me Rusinë, mbrojtjen dhe dialogun. Unë besoj fuqishëm tek dialogu”.

 


Lajme të ngjashme