Sudan – Ambasadori i Rusisë gjendet i vdekur në rezidencën e tij në Hartum

“Shirinskiy është gjetur i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në kryeqytetin Hartum të Sudanit”, njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Punëve të Jashtme përmes një komunikate me shkrim.

Sudan – Ambasadori i Rusisë gjendet i vdekur në rezidencën e tij në Hartum

Ambasadori rus në Sudan, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur të mërkurën në rezidencën e tij në Hartum.

“Shirinskiy është gjetur i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në kryeqytetin Hartum të Sudanit”, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme përmes një komunikate me shkrim.

“Diplomati rus, 62 vjeç, shkaku i vdekjes së të cilit mbetet ende i panjohur, kishte funksionin e ambasadorit në Sudan që prej vitit 2013, ndërsa më parë ka drejtuar misionet diplomatike në Egjipt, Jemen, Arabi Saudite dhe Ruandë”, thekson ndër të tjera MPJ në Moskë.

Vdekjen e ambasadorit rus në Hartum e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sudanit.

“Ambasadori i Rusisë, Mirgayas Shirinskiy, ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Hartum”, bën të ditur zëdhënësi i MPJ sudaneze, Gharib Allah al-Khidir, në një deklaratë me shkrim.

Zëdhënësi Al-Khidir shpreh ngushëllimet e Sudanit për popullin, qeverinë e Rusisë dhe të afërmit e ambasadorit Shirinskiy, ndërsa nënvizon se diplomati i ndjerë rus ka bërë përpjekje madhore për zhvillimin e marrëdhëniet mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme