ShBA refuzon kërkesën e FETO-s për hapjen e shkollave të reja

Vendimi i bordit arsimor të rajonit Shelby i përbërë prej 9 anëtarëve mori vendimin përfundimtar në lidhje me kërkesën e FETO-s për zgjerim të shkollave.

ShBA refuzon kërkesën e FETO-s për hapjen e shkollave të reja

Kërkesa e organizatës terroriste gyleniste FETO për hapjen e tre shkollave të ciklit fillor, të mesëm dhe të liceut në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është refuzuar me vota unanime nga bordi i arsimit i kësaj zone.

Iniciativa e Fondacionit READ, fondacion ky i FETO-s i cili është përgjegjës për tentativën e grusht shteti të 15 korrikut në Turqi, për të hapur tre shkolla të cikleve të ndryshme në Tennessee të ShBA-së, është penguar me iniciativat e ndërmarra nga ana e ambasadës së Turqisë në Uashington dhe konsullatës në Houston.

Vendimi i bordit arsimor të rajonit Shelby i përbërë prej 9 anëtarëve mori vendimin përfundimtar në lidhje me kërkesën e FETO-s për zgjerim të shkollave.

Të gjithë anëtarët e bordit ne vota unanime dolën kundër hapjes së shkollave.

Në raportin e bordit të publikuar në lidhje me vendimin thuhet se marrëdhëniet organizative dhe financiare mes fondacionit READ dhe shkollave kanë shumë mospërputhje, plan-programi arsimor është i pamjaftueshëm dhe është kopjuar nga shkolla “Harmony Public School", që është një shkollë tjetër e FETO-s në Uashington DC dhe se ka paqartësi në administrimin financiar të shkollës.

Bëhet e ditur se edhe shkolla e kontraktuar “Memphis School of Excellence” e hapur në Memphis, qytetin më të madh të Tennessee nga ana e Fondacionit të FETO-s READ, ka marr mbështetje nga shkolla tjetër e FETO-s, “Harmony Public Schools” me seli në Houston.

Në anën tjetër në deklaratën e bërë për vitin 2015-2016 nga Fondacioni READ pranë Shërbimit të Administrimit të të Ardhurave të ShBA-së, (IRS), tërheq vëmendjen se të ardhura e përgjithshme vjetore të shkollës arrijnë shifrën e 4,1 milionë dollarë. 3,4 milionë dollarë nga kjo shifër përbëhen prej fondeve të transferuara në shkollë nga buxheti federal dhe provincial për arsimin e nxënësve.

FETO në Shtetet e Bashkuara të Amerikës administron me rreth 140 shkolla të kontraktuara dhe me një rrjet të gjerë të këtyre shkollave.

Lideri i FETO-s, Fetullah Gulen, i cili ndodhet në Pensilvani të ShBA-së prej vitit 1999 e këtej, njihet si personi, i cili administron me rreth 140 shkolla të kontraktuara në ShBA dhe me afërsisht 500 milionë dollarë të ardhura vjetore të marra nga shteti nëpërmjet këtyre shkollave.

Disa shkolla të FETO-s janë marr nën hetim nga ana e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) për shkak të korrupsionit, fitimit të padrejtë, parregullsisë, mashtrim me tender dhe falsifikim të dokumenteve.



Lajme të ngjashme