Palestinezët presin një angazhim të qartë nga ekipi i Trump

Zyrtarët palestinezë kërkuan të mërkurën marrjen e një qëndrimi të qartë nga administrata e Donald Trump në mbështetje të krijimit të një shteti palestinez të pavarur, një ditë para një vizite në Ramallah të të dërguarit të presidentit amerikan.

Trump’tan İsrail-Filistin adımı.jpg
israil askerleri filistinli ailenin evini yıktı.jpg
israil filistinli gözaltı.jpg

Zyrtarët palestinezë kërkuan të mërkurën marrjen e një qëndrimi të qartë nga administrata e Donald Trump në mbështetje të krijimit të një shteti palestinez të pavarur, një ditë para një vizite në Ramallah të të dërguarit të presidentit amerikan.

Ata deklaruan se prisnin që administrata Trump të kundërshtonte kolonizimin izraelit në Territoret palestineze.

Këto dy çështje bëjnë pjesë mes pengesave kryesore në procesin e paqes izraelo-palestinez ndërprerë që prej vitit 2014.

“Drejtuesit palestinezë kërkojnë një përgjigje të qartë dhe të sinqertë nga ana e administratës mbi qëndrimin e saj për sa i përket zgjidhjes me dy shtete dhe kolonive”, deklaroi Ahmed Majdalani, anëtar i komitetit ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP).

“Ne nuk presim gjëra të mëdha nga kjo administratë pa angazhimin amerikan për ndërprerjen e kolonizimit dhe zgjidhjen me dy shtete, që do të thotë krijimin e një shteti palestinez që bashkëjeton me Izraelin”, shtoi ai.

Presidenti palestinez, Mahmud Abas do të presë të enjten në Ramallah të Cisjordani një delegacion të Shtëpisë së Bardhë mes të cilëve dhe Jared Kushner, këshilltar i lartë i presidentit amerikan dhe Jason Greenblatt, përfaqësues special i Trump për negociatat ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme