Kim Jong Un urdhëron prodhimin e më shumë raketave ndërkontinentale

Kreu koreanoverior, Kim Jong Un ka urdhëruar prodhimin e më shumë motorëve dhe mbushje për raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), njoftoi media zyrtare.

Kim Jong Un urdhëron prodhimin e më shumë raketave ndërkontinentale

Tensionet rreth programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut nuk kanë pushuar së rrituri muajt e fundit.

Në korrik, Pheniani zhvilloi teste me ICBM, të mbikëqyrura nga Kim Jong Un, që në parim vë një pjesë të mirë të kontinentit amerikan në rrezen e këtyre raketave.

Uashingtoni dhe Pheniani rritën kërcënimet reciproke.

Ndërsa toni nga kjo kohë është zbutur, Uashingtoni dhe Seuli filluan këtë javë ushtrimet e tyre të përbashkëta ushtarake që si gjithnjë janë kritikuar nga Koreja e Veriut si përpjekje për të pushtuar territorin e saj.



Lajme të ngjashme