ShBA do të përforcojë trupat në Afganistan

Strategjia e re e presidenti amerikan, Donald Trump për Afganistanin parashikon dërgimin e trupave shtesë në këtë vend dhe një presion më të lartë mbi Pakistanin.

794439
ShBA do të përforcojë trupat në Afganistan
ABD Afganistan'a 300 asker daha gönderdi.jpg
abd-askeri-afganistan.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi të hënën strategjinë e tij për Afganistanin, lufta më e gjatë në historinë amerikane, që parashikon dërgimin e trupave shtesë dhe një presion më të lartë mbi Pakistanin, duke i bërë thirrje që të mos strehojë më terroristë.

“Instinkti im ishte që të tërhiqeshim”, deklaroi Trump në një bazë të ushtrisë amerikane në Fort Myer, në jugperëndim të Uashingtonit.

“Por pasi studiova Afganistanin në të gjitha drejtimet, arrita në përfundimin se një tërheqje do të krijonte një boshllëk që do të shkonte në përfitim të terroristëve”, vazhdoi presidenti amerikan.

Pra SHBA-ja do të vazhdojë dhe do të rrisë përpjekjet e saj.

Presidenti Trump ende nuk i ka shpallur planet ushtarake.

“Ne nuk flasim për numrin e ushtarëve pasi armiqtë e Amerikës nuk duhet t’i njohin kurrë planet tona”, tha ai.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis njoftoi se trupat do të përforcohen. Sipas përfaqësuesve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trumë ka autorizuar Pentagonin të dërgojë deri në 3 900 trupa shtesë.



Lajme të ngjashme