Irak – Shumica e të krishterëve janë kundër referendumit kurd

Shumica e të krishterëve që jetojnë në provincat e Kirkukut dhe Mosulit në Irak janë kundër planit të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut për të organizuar muajin e ardhshëm referendum popullor në rajonin e tyre.

794691
Irak – Shumica e të krishterëve janë kundër referendumit kurd

"Ne nuk duam që referendumi të mbahet në zonat me shumicë kristiane. E kundërshtojmë planin për referendumin, pasi ne nuk shikojmë një garanci në këtë referendum, që do të merrte në mbrojtje të ardhmen e popullit tonë”, thotë Imad Yohanna, Zëvendëskryetari i Lëvizjes Demokratike Asiriane dhe njëherësh deputet i Kirkikut në Parlamentin e Irakun.

Yohanna tha se anëtarët e krishterë në Komitetin e Lartë të Referendumit Popullor të Qeverisjes Rajonale Kurde në veri të Irakut, nuk i përfaqësojnë ata, ndërsa shton se këta persona janë atje për interesat e tyre personale dhe nuk gëzojnë mbështetjen e shumicës së krishterëve. "Askush nuk mund të vendosë në emër të të gjithë të krishterëve nëpërmjet një personi të vetëm", nënvizoi ai.

Duke iu referuar faktit që shumë të krishterë të Mosulit dhe Kirkukut i kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në zona më të sigurta për shkak të sulmeve të organizatës terroriste DAESH, Yohanna tha: "Nuk është e drejtë që të mbahet referendum në krahinat e banuara nga të krishterët, ndërkohë që ata janë kthyer në imigrantë (të zhvendosur të brendshëm). Po abuzohet në mënyrë flagrante me situatën migratore të një populli pa i garantuar atij të ardhmen”.



Lajme të ngjashme