Liban – Ushtria fillon operacionin “Agimi i Maleve” për të larguar DAESH-in

Ushtria libaneze njoftoi mëngjesin e të shtunës fillimin e ofensivës së saj për të larguar organizatën terroriste DAESH në lindje të vendit, pranë kufirit sirian, ku po bën disa vite që është vendosur...

Liban – Ushtria fillon operacionin “Agimi i Maleve” për të larguar DAESH-in

Ushtria libaneze njoftoi mëngjesin e të shtunës fillimin e ofensivës së saj për të larguar organizatën terroriste DAESH në lindje të vendit, pranë kufirit sirian, ku po bën disa vite që është vendosur.

“Në emër të Libanit, në emër të ushtarëve libanezë të kapur rob, në emër të martirëve të ushtrisë, njoftoj se operacioni ‘Agimi i Maleve’ filloi”, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralbrigade Joseph Khalil Aoun.

Organizata terroriste DAESH, e cila është vendosur në Siri dhe Irak në vitin 2014, arriti të hynte edhe në rajonet malore në lindje të Libanit duke shkaktuar shumë sulme terroriste dhe luftime me ushtrinë dhe lëvizjen shiite të Hizbullahut.



Lajme të ngjashme