Manovrat e përbashkëta ShBA-Kore e Jugut mund të rrisin tensionet

Manovrat ushtarake të përvitshme të Uashingtonit dhe Seulit në Korenë e Jugut, mund të thellojnë krizën në gadishullin korean, theksojnë analistët.

abd savaş gemisi, g.kore balıkçı teknesi çarpıştı.jpg
k.kore'den abd'ye tehdit.jpg
kuzey kore füze
k.kore'den yaptırımların genişletilmesine tepki.jpg
kuzey-kore-fuzesi
abd, k.kore.jpg
Koreja e Veriut hodhi 4 raketa balistike, reagon Koreja e Jugut dhe Japonia
Koreja e Veriut hodhi 4 raketa balistike, reagon Koreja e Jugut dhe Japonia

Shefi i Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut deklaroi se Koreja e Veriut lëshoi 4 raketa balistike në drejtim të sipërfaqes ujore që ndodhet në lindje të gadishullit. Qeveria e Japonisë bëri të ditur se 3 nga raketat balistike ranë në zonën e detit që nuk përdoret për qëllime ekonomike dhe këto raketa përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. 

Pas kërcënimeve reciproke të shpërthimeve bërthamore të shkëmbyera nga Koreja e Veriut dhe ShBA-ja, planeti duke nisur nga dita e hënë do t’i kthejë sytë tek manovrat ushtarake të përvitshme të Uashingtonit dhe Seulit në Korenë e Jugut, gjë që mund të thellojë krizën, theksojnë analistët.

Pheniani ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale në muajin korrik, që duken se mund të prekin një pjesë të mirë të kontinentit amerikan.

Si reagim presidenti amerikan kërcënoi ashpër Korenë e Veriut.

Pse Pheniani ka replikuar për lëshimin e raketave në afërsi të territorit amerikan të Guamit, në Paqësor?. Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong-Un e pezulloi këtë projekt këtë javë, por parashikoi ekzekutimin e tij në varësi të sjelljes së Uashingtonit.

Reagimi i Koresë së Veriut për manovrat e përbashkëta ushtarake të quajtura “Ulchi Freedom Guardian” (UFG), që fillojnë të hënën, do të jetë thelbësor.

Këto manovra të përvitshme, që mbajnë emrin e një gjenerali që mbronte një ish-mbretëri koreane përballë pushtuesit kinez, do të kenë 50 000 ushtarë koreano-jugorë dhe 25 000 ushtarë amerikanë, të cilët do të trajnohen për mbrojtjen e Koresë së Jugut kundër një sulmi koreano-verior.

Në sytë e Phenianit, këto manovra janë përsëritje e pushtimit të territorit të tij. Çdo vit, ajo përsërit kërcënimin për kundërpërgjigje ushtarake.

Projekti për lëshimin e raketave drejt Guamit, vend strategjik i ushtrisë amerikane, do të kthehet në aktualitet nëse ShBA-ja vazhdon veprimet e saj të papërgjegjshme dhe të rrezikshme”, theksoi Kim Jong-Un.

Në fillim të viteve 1990, Seuli dhe Uashingtoni kishin pranuar të anulonin manovrat e quajtura “Team Spirit”, ndaj dritës së gjelbërt të Phenianit për inspektimin e impianteve bërthamore sekrete.

 



Lajme të ngjashme