Sulme terroriste në Spanjë, 13 të vdekur e 100 të plagosur

Një kamionçinë është futur brenda turmës me qindra njerëz në qytetin Barcelona të Spanjës duke shkaktuar 13 të vdekur e 100 të plagosur, njoftojnë burimet katalanase.

İspanya_saldiri.jpg

Drejtuesi i minibusit ka qenë personi me emrin Driss Oukabir, i cili pas ngjarjes është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, por më vonë është vënë në pranga.

Ndërkaq 1 person i armatosur ka bastisur një restorant, bëjnë të ditur të njëjtat burime. Terroristi që kishte kryer një akt pengmarrjeje në restorant është kapur me operacionin e policisë. 

Ende nuk dihet se kemi të bëjmë me të njëjtin person, persona të dyshuar për autorësinë e dy ngjarjeve.

Gazeta “El Pais” shkruan se sulmet kanë qenë terroriste, dhe forcat e rendit janë në gjurmët e një minibusi të dytë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja La Ramblas, një zonë turistike e Spanjës, janë mbyllur të gjithë stacionet e trenave dhe metrove.

Kryeministri Mariano Rajoy në deklaratën që bëri përmes një postimi në Twiter thotë se është në kontakt me autoritet dhe prioritare për momentin është gjendja e të plagosurve.

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters” raporton se sulmin e ka marrë përsipër organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme