SHBA – Trump vlerëson Kim Jong-Un të Koresë së Veriut për vendimin “shumë të mençur”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është prononcuar sërish në lidhje me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, por këtë herë me lëvdata...

SHBA – Trump vlerëson Kim Jong-Un të Koresë së Veriut për vendimin “shumë të mençur”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është prononcuar sërish në lidhje me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, por këtë herë me lëvdata.

Donald Trump vlerësoi si “shumë të mençur” vendimin e Kim-it për shtytur goditjen me raketë të ishullit amerikan të Guamit, në Paqësor.

“Kim Jong-Un i Koresë së Veriut mori një vendim shumë të mençur dhe të arsyetuar mirë. Alternativa do të ishte shkatërruese dhe e papranueshme!”, shkroi Presidenti Trump përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Agjencia shtetërore koreanoveriore e lajmeve, “KCNA”, kishte njoftuar vendimin e kreut të Phenianit për të monitoruar edhe për një kohë të caktuar qasjen e Uashingtonit, përpara se të hidhej në veprim.

Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen pas një përshkallëzimi të fundit në retorikën dhe kërcënimet mes të dy palëve.



Lajme të ngjashme