ShBA - Një CEO tjetër jep dorëheqje nga Këshilli i Konsulentëve të Presidentit Trump

Presidenti i Unionit të Prodhuesve Amerikan, Scott Paul dha dorëheqje nga Këshilli i Konsulentëve të Presidentit Donald Trump.

ShBA - Një CEO tjetër jep dorëheqje nga Këshilli i Konsulentëve të Presidentit Trump

Presidenti i Unionit të Prodhuesve Amerikan, Scott Paul dha dorëheqje nga Këshilli i Konsulentëve të Presidentit Donald Trump.

Kështu Paul u bë lideri i katërt i botës së biznesit i cili u largua nga Këshilli brenda dy ditëve të fundit.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Paul tha se është larguar nga Këshilli i Konsulentëve, i cili është formuar pas ardhjes në krye të Presidentit Trump për shkëmbim mendimesh me botën e biznesit.

Para Paul-it nga krahu i sektorit të prodhimit të Këshillit ishin larguar kryetari i bordit ekzekutiv (CEO) i gjigantit amerikan të teknologjisë “Intel”, Brian Krzanich, CEO i kompanisë së produkteve të sportit, “Under Armor”, Kevin Plank, CEO i prodhuesit të ilaçeve “Merck”, Keneth Frazier.

Dorëheqjet, të cilat janë tregues i pakënaqësisë së botës së biznesit amerikane ndaj administratës Trump, kanë filluar pas ngjarjeve të dhunës të jetuara gjatë protestave të nacionalistëve ekstrem amerikan në Charlottesville të Virxhinisë.

Në vendimet për dorëheqje rol të rëndësishëm luajti edhe mosmarrja deri dje në shënjestër të grupeve raciste gjatë deklaratave të bëra pas ngjarjeve ku humbi jetën një person dhe u lënduan shumë të tjerë.

Gjithashtu bëhet e ditur se reagimi i ashpër i Trumpit nëpërmjet llogarisë së tij në mediat sociale pas dorëheqjes së Frazier, CEO-së të vetëm me ngjyrë nga Këshilli, shqetësoi mjaftë udhëheqësit e tjerë.

Presidenti Trump në reagimin e tij të bërë në mediat sociale pas dorëheqjes së Frazier-it nga Këshilli kishte shkruar se “Pasi Keneth Frazier nga kompania Merck është larguar nga Këshilli, ai do të ketë më shumë kohë për ti ulur çmimet astronomike të ilaçeve. Merck është lider në çmimet e larta të ilaçeve. Gjithashtu ai dërgon jashtë vendit punësimin amerikan. E ftoj të kthej punësimin në vend dhe të ulë çmimin e ilaçeve”.

Ndërkohë që Presidenti Trump krahas reagimeve nuk nguron ti kundërpërgjigjet dorëheqjeve të reja dhe në postimet e bëra në mediat sociale ai shkruan kështu: “Ka shumë CEO të cilët do të mund ti zëvendësojnë ata që largohen nga Këshilli. Ata që bëjnë populizëm nuk duhet të vazhdojnë. Duam punësim



Lajme të ngjashme