Mbi 175 të vdekur për shkak të përmbytjeve në Indi, Nepal dhe Bangladesh

Të paktën 175 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë gjatë 3 ditëve të fundit për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës nga shirat musone në Indi, në Nepal dhe në Bangladesh...

Mbi 175 të vdekur për shkak të përmbytjeve në Indi, Nepal dhe Bangladesh

Të paktën 175 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë gjatë 3 ditëve të fundit për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës nga shirat musone në Indi, në Nepal dhe në Bangladesh, njoftuan të hënën autoritetet.

Tre ditë shira të rrëmbyer pa ndërprerje kanë shkaktuar përmbytje të papritura dhe rrëshqitje të tokës, në të cilat të paktën 80 persona kanë humbur jetën në Nepal, 73 në veri dhe lindje të Indisë dhe 22 në Bangladesh.

Të dielën, një rrëshqitje gjigante toke në një rajon malor në veri të Indisë kishte marrë me vete dy autobusë duke shkaktuar vdekjen e 46 personave.

Rreth 200.000 persona janë strehuar në kampe urgjence në Asam, në verilindje të Indisë, rajon që preket shpesh nga përmbytjet gjatë sezonit të shirave.



Lajme të ngjashme