Irak - Fillojnë operacionet për çlirimin e qytetit turkmen Telafer nga DAESH-i

Avionët F-16 të forcave të koalicionit ndërkombëtar gjatë orëve të natës kanë kryer 13 sulme ndaj objektivave terroriste.

Irak - Fillojnë operacionet për çlirimin e qytetit turkmen Telafer nga DAESH-i

Bëhet e ditur se ka filluar operacioni për çlirimin e qytetit turkmen Telafer që ndodhet në duart e organizatës terroriste DAESH.

Gjeneral brigade, Shemsedin Muhammed Anberi, me detyrë në Komandën e Forcave Tokësore të Ushtrisë së Irakut, bëri të ditur se avionët F-16 të forcave të koalicionit ndërkombëtar gjatë orëve të natës kanë kryer 13 sulme ndaj objektivave terroriste përreth dhe në qendër të qytetit Telafer.

Anberi gjithashtu ka theksuar se edhe njësitë e artilerisë së Ushtrisë së Irakut kanë dhënë mbështetje forcave të koalicionit duke qëlluar objektivat e DEASH-it.

Organizata terroriste DEASH më 16 qershor 2014 mori nën kontroll qytetin Telafer, i cili banohet kryesisht nga turkmenët dhe që ndodhet 63 km në perëndim nga qendra e qytetit Mosul.



Lajme të ngjashme