Gjermani – Merkel: Pas zgjedhjeve s’do kemi koalicion me AfD-në dhe Partinë e Majtë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi mbrëmjen e së hënës se pas zgjedhjeve legjislative të shtatorit nuk do të bëjnë koalicion as me populistët e ekstremit të djathtë të Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe as me Partinë e Majtë...

Gjermani – Merkel: Pas zgjedhjeve s’do kemi koalicion me AfD-në dhe Partinë e Majtë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi mbrëmjen e së hënës se pas zgjedhjeve legjislative të shtatorit nuk do të bëjnë koalicion as me populistët e ekstremit të djathtë të Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe as me Partinë e Majtë (Die Linke).

Angela Merkel, njëherësh kryetare e Unionit Demokristian (CDU) që është në kulmin e fushatës elektorale përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 shtatorit, ishte e ftuar speciale në emisionin “Forum Politik” të televizionit “Phoenix”, ku foli gjerë e gjatë mbi rendin e ditës.

E pyetur nëse Partia Demokratike e Lirë (FDP) ishte një partnere e natyrshme koalicioni e CDU-së, shefja e Berlinit zyrtar u përgjigj me këto fjalë: “Padyshim që nuk ekziston një koalicion i natyrshëm, sepse çdo parti punon mbi të gjitha për veten e saj.”

Por – vijoi ajo – nëse do të flasim për një partner të natyrshëm, atëherë ai është Unioni Socialdemokrat (CSU).

“Sa i përket procesit pas zgjedhjeve, ne s’do të bëjmë koalicion as me Alternativën për Gjermaninë (AfD) dhe as me Partinë e Majtë”, shtoi Kancelarja Merkel.

Anketat e fundit në Gjermani tregojnë se CDU-ja kryeson me 39 për qind të votave, ndërkohë që rivalja e saj më e afërt rezulton Partia Socialdemokrate (SPD) e ish-presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me 24 për qind të votave.



Lajme të ngjashme