Pekini zbaton sanksionet e OKB-së kundër Phenianit

Duke aplikuar sanksionet e reja të OKB-së Kina njoftoi se duke filluar nga nesër do të pezullojë të gjitha importet e hekurit, plumbit nga Koreja e Veriut.

Pekini zbaton sanksionet e OKB-së kundër Phenianit

Kina, mbështetësi kryesor i Phenianit, njoftoi të hënën pezullimin e të gjitha importeve të hekurit, plumbit dhe produkteve të detit koreanoverior, duke aplikuar sanksionet e reja të OKB-së dhe nën presionin e vazhdueshëm të Uashingtonit.

“Ky pezullim, që do të aplikohet duke filluar të martën, prek të gjitha importet e karbonit, hekurit, mineralit të hekurit, plumbit, mineralit të plumbit, kafshëve ujore dhe produkteve të detit me prejardhje nga Koreja e Veriut”, theksoi Ministria kineze e Tregtisë në një komunikatë.

Ky është aplikimi i fazës së shtatë të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Phenianit, të miratuar më 6 gusht nga Këshilli i Sigurisë të OKB-së si dhe nga Pekini, anëtar i përhershëm në Këshill.

Sanksionet e reja, një përgjigje ndaj testeve të Phenianit me raketa balistike ndërkontinentale, synojnë t’i ndërpresin këtij vendi një miliard dollarë të ardhura vjetore.



Lajme të ngjashme