Forcat izraelite rrënojnë tre shtëpi të palestinezëve

Forcat izraelite pretendojnë se objektet në fjalë gjenden në rajonin "C" dhe janë ndërtuar pa leje.

Forcat izraelite rrënojnë tre shtëpi të palestinezëve

Forcat izraelite kanë rrënuar tre shtëpi të palestinezëve në afërsi të qytetit El-Halil, i cili ndodhet në Bregun e okupuar Perëndimor me pretendimin se janë ndërtuar pa leje.

Shtëpitë të cilat gjenden në lagjen Musafir Jata në jug të qyteti El-Halil, pasi u evakuuan u rrënuan me buldozer nën mbikëqyrjen e forcave izraelite. Palestinezët që cilët jetonin në këto shtëpi pas rrënimit mbetën pa strehim.

Forcat izraelite pretendojnë se objektet në fjalë gjenden në rajonin "C" dhe janë ndërtuar pa leje.

Në kuadër të "Marrëveshjes së dytë të Oslos", të nënshkruar mes udhëheqjeve të Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonet A, B dhe C.

 

Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë së "Rajonit A" që përbën 18 për qind të territoreve iu dha Palestinës, menaxhimi administrativ i "Rajonit B" që shtrihet në 21 për qind të territorit iu dha Palestinës ndërsa siguria Izraelit. Ndërkaq administrimi dhe siguria e "Rajonit C" që shtrihet në 61 për qind të territorit iu dha Izraelit. Qeverisja izraelite e bën pothuajse të pamundur që palestinezët të ndërtojnë në rajonin C.

Në Jerusalemin Lindor, që gjendet nën pushtimin izraelit, ka rreth 200 mijë kolonë hebrenjë, ndërsa në Bregun Perëndimor 400 mijë. Shoqëria ndërkombëtare i llogarit si ilegale vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret e okupuara nga ana e Izraelit.



Lajme të ngjashme