Johnson: Punojmë për zgjidhje diplomatike të tensionit me Korenë e Veriut

Kjo deklaratë vjen në një situatë të tensionuar mes Phenianit dhe Uashingtonit.

Johnson: Punojmë për zgjidhje diplomatike të tensionit me Korenë e Veriut

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson vuri para përgjegjësisë regjimin e Kim Jong-Un për krizën e krijuar mes Koresë së Veriut dhe SHBA, duke siguruar se po punonte me partnerët e tij për gjetjen e një “zgjidhje diplomatike”.

“Regjimi koreano-verior është burimi i këtij problemi, dhe duhet t’a zgjidhë këtë ngërç”, shkruan ai në rrjetin social Twitter.

“Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që Koreja e Veriut t’i japë fund veprimeve agresive”.

“Ne po bashkëpunojmë me SHBA dhe partnerët tanë në rajon për arritjen e një zgjidhje diplomatike të krizës”, pohoi ai.

Kjo deklaratë vjen në një situatë të tensionuar mes Phenianit dhe Uashingtonit.



Lajme të ngjashme