Egjipt – Të paktën 20 të vdekur në një aksident hekurudhor në Aleksandri

Sipas përcaktimeve të para të paktën 20 persona u vranë dhe 70 rezultojnë të plagosur pas përplasjes së dy trenave në qytetin e Aleksandrisë, në veri të Egjiptit.

Egjipt – Të paktën 20 të vdekur në një aksident hekurudhor në Aleksandri

Kurse televizioni shtetëror numrin e të vdekurve e njoftoi 18.

Në vendin e ngjarjes u dërguan ambulanca dhe punonjës mjekësorë.

Aksidenti hekurudhor u regjistrua në afërsi të lokalitetit Khourchid në lindje të Aleksandrisë.

Njëri prej trenave ishte nisur nga kryeqyteti i vendit, Kajro, kurse tjetri nga qyteti Port Said.

Në vitin 2002, zjarri i rënë në një tren kishte shkaktuar rreth 370 të vdekur rreth 40 kilometra në jug të Kajros. Ky ka qenë edhe incidenti hekurudhor më tragjik në historinë e Egjiptit.



Lajme të ngjashme