Një automjet sulmon dhe plagos disa ushtarakë në periferi të Parisit

Një veturë goditi sot në mëngjes ushtarakë që janë pjesë e operacionit për të parandaluar sulmet terroriste, në periferi të Parisit.

786771
Një automjet sulmon dhe plagos disa ushtarakë në periferi të Parisit

Një veturë goditi sot në mëngjes ushtarakë që janë pjesë e operacionit për të parandaluar sulmet terroriste, në periferi të Parisit duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë, njoftoi prefektura e policisë së Parisit.

Sulmi ndodhi rreth orës 8:00 (6:00 GMT) dhe automjeti është në arratisje, sipas të njëjtave burime.

Që prej sulmeve në Paris më janar 2015, ku humbën jetën 239 persona, në të gjithë Francën forcave të policisë i janë shtuar edhe trupa ushtarake si përforcim për të parandaluar sulme të tjera terroriste.



Lajme të ngjashme