Lideri turk i Qipros bën apel për forcimin e institucioneve

Si të arrihet, edhe të mos arrihet zgjidhja, detyra jonë kryesore është të mbrojmë e ruajmë sa më mirë institucionet tona dhe ti bëjmë ato sa më funksionale, tha presidenti turk i Qipros, Mustafa Akënxhë.

Lideri turk i Qipros bën apel për forcimin e institucioneve

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC), Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) tha se pala grekoqipriote në bisedimet e Konferencës së Qipros, që u mbajtën në Crans-Montana të Zvicrës, shkoi me sloganin “zero ushtar, zero garanci” dhe me po të njëjtin slogan u kthye nga Zvicra.

Presidenti Mustafa Akënxhë mori pjesë në ceremoninë e organizuar në varrezat e dëshmorëve në Erenkëj (Erenköy) me rastin e 53-vjetorit të Rezistencës së Erenköy-t, e cila zë një vend të rëndësishëm në përpjekjen e turkut qipriot përballë grekëve të Qipros.

Në fjalën që mbajti në këtë ceremoni Akënxhë tha se të gjithë, përfshi edhe diplomatët e Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe pse nuk e shprehën hapur në bisedime, e panë përpjekjen e shfaqur nga Turqia dhe pala turke e Qipros në drejtim të zgjidhjes së problemit në ishull, duke shtuar se e shikon të lartë mundësinë e një qasjeje të ekuilibruar në raportin që OKB-ja do të publikojë në shtator për Qipron.

-Sot nuk jemi duke ecur drejt kilometrit të fundit të rrugës që të çon në një zgjidhje federative me dy zona dhe dy komunitete, cilësoi Akënxhë dhe shtoi: “Popull turk i Qipros mund të bëjë mrekulli. Shembuj të bukur të kësaj i shikon edhe në të kaluarën. Tani është pikërisht ajo kohë. Këta të rinj që prehen këtu, kanë dhënë jetën 53 vite më parë në këto kodra”.

Si të arrihet, edhe të mos arrihet zgjidhja, detyra jonë kryesore,- vijoi fjalën presidenti turk i Qipros,- është të mbrojmë e ruajmë sa më mirë institucionet tona dhe ti bëjmë ato sa më funksionale.

Konferenca e Qipros kishte filluar më 28 qershor në qytezën Crans-Montana të Zvicrës dhe kishte zgjatur 10 ditë, por bisedimet nuk kishin dhënë rezultat as këtë herë.



Lajme të ngjashme