ShBA dërgon ndihma të reja ushtarake për PKK/PYD në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë të furnizojnë me ndihma ushtarake organizatën separatiste terroriste PKK/PYD, duke e arsyetuar këtë me luftën kundër DAESH-it në Siri.

ShBA dërgon ndihma të reja ushtarake për PKK/PYD në Siri

Për terroristët në veri të Rakës të hënën në mbrëmje janë dërguar edhe 112 mauna (TIR) të tjera të ngarkuara me ndihma ushtarake.

Gazetari i agjencisë turke të lajmeve AA në Haseke ka raportuar se 112 maunat me ndihma ushtarake të hënën në mbrëmje kaluan kufirin e Irakut dhe hynë në rajonin Haseke, i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës (PKK/PYD).

Në autokolonë ranë në sy autoblindat me kapacitet të lartë lëvizshmërie të tipit "Hummer", autobote për karburant dhe automjete të përmasave mesatare që përdoren edhe nga ushtria amerikane.

Përveç kësaj vlen të theksohet fakti që transporti i ndihmave të tilla ushtarake realizohet kryesisht gjatë orëve të natës dhe me mauna të mbuluara.

Ndër të tjera vihet në dukje se në rajonin e kontrolluar nga PKK/PYD më parë janë dërguar gjithsej 909 maune me ndihma ushtarake, nga të cilat 60 janë dërguar më 5 qershor, 20 maune më 12 qershor, 50 maune më 16 qershor dhe 120 maune më 21 e 26 qershor; kurse më 5 korrik janë dërguar 82, më 9 korrik 102, më 13 korrik 95, më 17 korrik 100, më 22 korrik 100, më 27 korrik 80 dhe më 31 korrik 100.

 

 


Lajme të ngjashme