Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

McCain: Rusia paraqet kërcënim për tërë botën

John McCain pretendoi se Rusia është e rrezikshme për tërë botën, ndërsa udhëheqjen e Moskës e akuzoi për ndjekjen e ambicieve politike.

McCain: Rusia paraqet kërcënim për tërë botën

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain pretendoi se Rusia paraqet kërcënim për tërë botën.

Në fjalën e tij të mbajtur në Arizona Republic, John McCain pretendoi se Rusia është e rrezikshme për tërë botën, ndërsa udhëheqjen e Moskës e akuzoi për ndjekjen e ambicieve politike.

Duke e bërë të ditur se Rusia nuk është mike e botës së lirë, McCain e akuzoi këtë të fundit për ndërhyrje në presidencialet e mbajtura në ShBA dhe Francë.

Senatori u përgjigj edhe ndaj shqetësimeve të Presidentit Donald Trump se hetimet në lidhje me pretendimet e Rusisë në objektiv e kanë marrë atë, ndërsa shtoi se kjo nuk ka të bëjë me Trumpin, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sigurinë kombëtare.

McCain bëri të ditur se hetimet e Trumpit duhet të përkrahen edhe më zëshëm, ndërsa vijoi duke thënë se “Vetëm në këtë mënyrë mund ta luftojmë këtë dukuri. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi të përgatitur për hapin e radhës të Presidentit rus, Vladimir Putin”.



Lajme të ngjashme