Itali - Kushtet e motit shkaktojnë vdekjen e 4 personave

Temperaturat e larta, të reshurat dhe stuhitë, të cilat kapluan veriun e Italisë, shkaktuan vdekjen e 4 personave.

Itali - Kushtet e motit shkaktojnë vdekjen e 4 personave

Temperaturat e larta, të reshurat dhe stuhitë, të cilat kapluan veriun e Italisë, shkaktuan vdekjen e 4 personave.

Vala e temperaturave të larta mbi normalen stinore e quajtur “Lucifer” (Djalli), që morën nën ndikim vendin javën e kaluar, në fundjavë në veri të vendit u zëvendësuan me të reshura dhe stuhi të fuqishme.

Nga këto kushtet e motit, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në shumicën e provincave të vendit, kanë humbur jetën 4 persona.

Një belg, i cili bënte kamping në qytetin Pordenone, ka humbu jetën si pasojë e rrëzimit të një peme.

Edhe një person tjetër në qytetin Belluno humbi jetën në mënyrë të njëjtë, ndërsa një pëson tjetër vdiq nga goditja e rrufesë dhe një tjetër u rrëmbye nga vërshimet.



Lajme të ngjashme