Ushtria irakiane përfundoi përgatitjet për operacionin e Telaferit

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Irakut bëhet e ditur se të gjitha njësitë ushtarake janë të gatshme për operacionin e Telaferit.

Ushtria irakiane përfundoi përgatitjet për operacionin e Telaferit

Ministria e Mbrojtjes e Irakut njoftoi për përfundimin e përgatitjeve për operacionin e shpëtimit të qytetit Telafer me shumicë turkmene.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ministria në fjalë bëhet e ditur se të gjitha njësitë ushtarake janë të gatshme për operacionin e Telaferit. Në deklaratë, ku thuhet se në operacion do të marrin pjesë në mënyrë aktive njësitë e milicisë shiite Hashdi Shabi, bëhet e ditur se avionët luftarak të Irakut në kuadër të këtij operacioni do të bombardojnë pozicionet e DAESH-it.

Ndërkaq Kryeparlamentari i Irakut, Selim al-Xhibuti në deklaratën e bërë në kuadër të takimit me ambasadorin e ShBA-së në Bagdad, Douglas A. Silliman, ka thënë se nevojitet më shumë koordinim me koalicionin ndërkombëtar për të shpëtuar territoret që ndodhen nën kontrollin e DAESH-it në veri dhe perëndim të vendit.

Ndërsa ambasadori Silliman tha se i kushtojnë rëndësi përkrahjes së udhëheqjes së Bagdadit në luftën kundër terrorit, ndërsa shtoi se garantimi i tërësisë territoriale, sigurisë dhe stabilitetit është një hap i rëndësishëm.

 

Edhe Kryeministri i Irakut, Haydar al-Ibadi në një deklaratë të bërë në kryeqytetin Bagdad ka bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet ushtarake për çlirimin e Telaferit nga DAESH-i.

Organizata terroriste DAESH më 16 qershor 2014 kishte vënë në dorë qytetin Telafer që ndodhet 63km në perëndim të qendrës së Mosulit me shumicë të popullatës turkmene.



Lajme të ngjashme