UNICEF - Për shkak të luftimeve në Jemen këtë vit kanë humbur jetën mbi 200 fëmijë

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga shtatori i vitit 2014, kur rebelët e Lëvizjes Huthi bënë grusht shtet ndaj udhëheqjes legjitime.

UNICEF - Për shkak të luftimeve në Jemen këtë vit kanë humbur jetën mbi 200 fëmijë

Për shkak të luftimeve që jetohen në Jemen këtë vit janë vrarë mbi 200 fëmijë.

Përfaqësuesja e Fondit për Ndihma të Fëmijëve të OKB-së (UNICEF) në Jemen, Meritxell Relano në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj më mediat sociale shkruan se në Jemen gjatë këtij viti janë vrarë 201 fëmijë në mesin e të cilëve 152 djem dhe 49 vajza, ndërsa me aftësi të kufizuara kanë mbetur gjithsej 347 fëmijë, në mesin e tyre 234 djem dhe 113 vajza.

Relano gjithashtu tha se 377 fëmijë janë marrë nën armë, ndërsa shtoi se në sulmin e ndërmarrë në qytetin Sada më 4 gusht kanë humbur jetën 6 fëmijë prej tyre 2 djem dhe 4 vajza.

Edhe koordinatori i OKB-së për ndihmat humanitare në Jemen, Jamie McGoldrick në një deklaratë me shkrim të publikuar më 6 gusht tha se në sulmin ajror të ndërmarr ndaj provincës Sada janë vrarë 12 civilë dhe u plagosën 10 të tjerë.

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga shtatori i vitit 2014, kur rebelët e Lëvizjes Huthi bënë grusht shtet ndaj udhëheqjes legjitime dhe morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite duke filluar nga muaji mars i vitit 2015, japin përkrahje qeverisë legjitime kundër huthive.



Lajme të ngjashme